Besimi i familjes në shkollën - faktor me rëndësi në bashkëpunim për parandalimin e dhunës ndërmjet nxënësve

Author:

Sylaj Vlora

Abstract

Ky artikull i shërben njohjes së fenomenit të dhunës ndërmjet nxënësve në shkollë, mundësisë së dhënies së rekomandimeve për nxënësit, prindërit dhe shkollën, dhe rritjes së ndërgjegjes publike për pasojat nga dhuna ndërmjet nxënësve. Gjithashtu, ka për qëllim rritjen e interesit dhe konsideratës për rëndësinë e besimit të familjes në shkollën për bashkëpunim në parandalimin e dhunës mes nxënësve në shkollë. Qëllimi i artikullit është që të zhvillojmë një kuptim më të thellë të familjes, shkollës dhe nxënësit për dhunën ndërmjet nxënësve në shkollë, si dhe të konstatojmë nëse ndikon besimi i familjes ndaj shkollës në nivelin e kontakteve ndërmjet shkollës dhe familjes për parandalimin e dhunës mes nxënësve, i bazuar në gjetjet e studimit. Në këtë studim është përdorur metoda kuantitative dhe kualitative, duke pasur për qëllim të gjejë përgjigje për këto pyetje: Cilat janë format e dhunës ndërmjet nxënësve në shkollë? Cilat janë përmasat e saj? Cilat janë arsyet? Çfarë pasojash ka përdorimi i dhunës? Çfarë qëndrimesh mbahen ndaj dhunës? A ekzistojnë programe në shkollë që merren drejtpërdrejt me studimin, parandalimin, rehabilitimin, etj? Ne çfarë niveli është besimi familjes ndaj shkollës dhe çfarë është marrëdhënia mes këtyre faktorëve dhe nivelit të kontakteve të familjes me shkollën?

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference12 articles.

1. Adams, K. S., & Christenson, S. L. (2000). Family-School Relationship Examination of Parent-Teachers Differences in Elementary and econdary.: Journal of School Psychology, Volume 38, Issue 5, September– October 2000, Pages 477-497

2. Caspe, M. S. (2003). How teachers come to understand families: The School Community Journal, 13 (1), 115-131.

3. Corri Brewster & Jennifer Railsback . (2003). Building trust with schools and diverse families: Northwest Regional

4. Gudlaug, Erlendsdóttir. ( 2010) . Effects of Parental Involvement in Education.

5. Green, C. L., Walker, J. M. T., Hoover-Dempsey, K. V., & Sandler, H. (2007). Parents’ motivations for involvement in children’s education: An empirical test of a theoretical model of parental involvement.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3